Çuçi mbledh “xhaketat e vjetra” të PS-së në Gjirokastër (VIDEO)

Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ish drejtues dhe koordinatorë të Partisë Socialiste në këtë qark. Gjatë takimit, Çuçi vlerësoi kontributin e vyer të tyre përgjatë viteve si një gur themeli i paçmueshëm i PartisëSocialiste.

Partia Socialiste është një parti që gëzon një emër të madh jo vetëm në skenën politike shqiptarë por edhe në familjen e madhe të Internacionales së partive socialiste të Europës. Por sado kontribute të japë nje gjeneratë si kjo e tanishmja dhe sado të mundohemi të bejmë transformime,  emri i madh merret vetëm kur ky kontribut dhe kjo perpjekje për një progres të shqipërisë jepet nga të gjitha gjeneratat dhe pa më të voglin dyshim, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që ka ditur në këto 27  vite të ketë një vazhdimësi në këtë trend progresist që i ka dhënë zhvillim Shqiperisë.  Ndaj sot jam shume krenar për këtë takim midis brezash, tha Cuci.

Më tej, ish-ministri u ndal në rëndësinë e 25 Qershorit si datë vendimtare për të lejuar, sipas tij, vazhdimin e rrugëtimit Europian të Shqipërisë. Ai u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja forcë e cila ka ndërgjegjien publike për të marrë përsipër kosto momentale për të realizuar aspiratën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fund të fjalës së tij, ai vuri theksin te vendosmëria e Partisë Socialiste për të çuar përpara reformën në drejtësi, pavarësisht bashkimit, sipas tij, të të gjithë zullumqarëve të Shqipërisë për t’ju kundërvënë kësaj reforme.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!