Çuditë me zgjedhjet/ Partia Social Punëtore me seli në Portoromano, forcë e parë në Kurvelesh të Tepelenës

tiranaTani që numërimi i votave për këshillat bashkiakë pothuajse ka mbaruar, nëse vëren me kujdes rezultatet në zona të ndryshme të vendit, ka plot çudi dhe rezultate gazmore. Në Kurvelesh të Tepelenës, Partia Social Punëtore me kryetar Ramadan Ndrekën dhe me seli në Portoromano të Durrësit, rezulton forcë e parë. Ajo ka lënë pas gjithë partitë e tjera. Ky subjekt ka marrë 166 vota, PS 139, LSI 126, ndërsa PD forcë e katërt me 94 vota. Partia e Shpëtim Idrizit ka më shumë mbështetës në Fushë Arrëz sesa PD-ja që ka përfunduar forcë e gjashtë me 264 vota.

PDIU ka marrë 326 vota. Por çuditë vazhdojnë më tej. Në Gramsh, Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit ka marrë shumicën e votave për këshillin bashkiak, plot 1120. LSI në vend të dytë me 1092, PS e treta me 1089, ndërsa PD është forca e shtate me 552 vota. Edhe në Lezhë, pavarësisht se PD-ja fitoi bashkinë, ajo renditet si forcë e tretë me 3032 vota. PS forcë e parë me 7720 vota dhe LSI forcë e dytë me 6547 vota. Duke zbritur akoma më në jug, në Bashkinë Dropull forcë e parë rezulton LSI-ja, ndërsa bashkia u fitua nga PD-ja. Kjo e fundit është forcë e tretë