Daily Mail shkruan për prezantuesen shqiptare, që i jep lajmet me gjoksin zbuluar

2CA1D3CF00000578-0-image-a-31_1442917476055Prezantuesja e Zjarr Tv që ekspozon dekoltenë gjatë leximit të lajmeve ndoshta nuk do ta mendonte kurrë se mund të bëhej kaq e famshme. Është fjala për Enki Bracaj, 21-vjeçarja e cila ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave më të mëdha botërore. Së fundmi portali Daily Mail shkruan për studenten që fitoi vendin e punës pasi tregoi gjoksin gjatë provës televizive.

 “Shefat e televizionit u impresionuan kaq shumë, sa ia dhanë vendin e punës,” shkruan Daily Mail.

Bracaj, e cila ka studiuar marrëdhënie me publikun në një universitet në Shqipëri, thotë se thjesht ka gjetur një mënyrë për të ecur përpara në industrinë konkurruese.

“Nuk është e lehtë të hysh në botën e televizionit,” thotë Bracaj, e cila është një studente e marrëdhënieve publike. Sipas saj, kjo mënyrë e të dhënit të lajmeve është një mënyrë për të ecur përpara.

Enki është bërë e famshme edhe në vendet e rajonit, pasi lexoi një kronikë për kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç. Shumë media në rajon i kanë bërë jehon paraqitjes së 21-vjecares, ndërkohë që ajo ka edhe shumë ndjekës në rrjetet sociale./