Dalin fotot, kjo është gruaja e skandalit me kreun e Gjykatës në Gjirokastër (FOTO)

Ka shkaktuar një furtunë në opinionin publik rasti i nënës së divorcuar nga Gjirokastra me historinë e saj në emisionin “Stop” në Tv Klan mbi kërkesat e kryetarit të Gjykatës së këtij qyteti Guximtar Boçi për favore seksuale për fitimin e një çështjeje. Të gjithë kanë rendur të zbulojnë se për kë bëhet fjalë. Ajo jeton me dy fëmijët e saj në Gjirokastër. Familja e saj është marrë në mbrojtje nga policia.

Gruaja, e cila quhet R.I, e ka humbur çështjen që kishte me familjen e ish-burrit të saj në shkallën e parë edhe në apel dhe tashmë ajo po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Të gjitha regjistrimet audio janë bërë prej saj në dy takime. Në të parin ajo ka biseduar në një lokal me kryetarin e gjykatës Boçi i cili ka pranuar kërkesat e tij të pazakonta dhe në tjetrin ajo është takuar me gjykatësen e çështjes së saj.

13716218_1081579621924292_1390808465597314761_n13626977_1070874742994780_6199422164889355313_nrm-1