Dasho Aliko qëllohet me shishe, televizionet në Gjirokastër fshehin incidentin

keshilli bashkiak gjirokasterIncidenti që ndodhi në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës mes këshilltarit të majtë Petrit Brahimi dhe këshilltarit të djathtë Dasho Aliko u pasqyrua pothuajse në të gjitha mediat kryesore në vend. Por nuk ndodhi kështu me mediat lokale në Gjirokastër.

Dy televizionet kryesore, Tv GJ dhe Alpo Tv nuk e kanë raportuar fare ngjarjen. Në edicionet e tyre informative mbledhja e Këshillit Bashkiak pasqyrohej si një mbledhje me debate normale mes këshilltarëve.

Por në fakt nuk ishte e tillë pasi pati një përplasje të ashpër mes Petrit Brahimit dhe Dasho Alikos. Ky i fundit u sulmua me shishe nga këshilltari i majtë. Debati nisi kur ish-kryetari i Komunës Lazarat denoncoi mungesën e investimeve të Bashkisë Gjirokastër në fshatin Lazarat.

Në momentin që ai i përmendi një sms Petrit Brahimit, për të cilin tha se do t’i kushtojë shtrenjtë, këshilltari i majtë e qëlloi me shishen e ujit. Më tej Brahimi e Aliko, të dy nga Lazarati, kanë nisur të ofendojnë njëri-tjetrin me fjalët “pis”, “legen” etj.

U desh ndërhyrja e kolegëve që të përmbanin Alikon me Brahimin që të mos përplaseshin fizikisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë diskutimeve të tensionuara për tregun e ri industrial.

|Libohova Online|