De Biasi mesazh për djemtë kuqezi

gdb_1454142510-1369941Gianni de Biassi ka dhënë një mesazh për Berat Gjimshitin, Arlind Ajetin, Ergys Kaçen, Shkelzen Gashin, Migjen Bashën dhe Etrit Berishën. Gianni de Biassi ka zbarkuar në Shqipëri për t’i prezantuar fanellat e reja të Kombëtares shqiptare, me të cilat do të paraqitet në Euro 2016.

Megjithatë, tekniku kuqezi nuk ndalet gjatë te fanellat, por te disa lojtarë kuqezi që po kanë probleme me aktivizimin te skuadrat e tyre. Pista më interesante për futbollistët e Kombëtares këtë janar ka qenë pikërisht Italia, derisa De Biasi ka dhënë mendimin rreth zgjedhjeve që kanë bërë disa nga lojtarët e Shqipërisë.

“Të paktën dy lojtarë kanë ndërruar fanellë dhe kanë pasur mundësinë për të gjetur skuadër në Itali. Njëri është Gjimshiti dhe tjetri Ajeti që ka luajtur disa ndeshje së fundmi”, ka deklaruar De Biasi për SuperSport.

“E qartë se detyra e skuadrës së tij është shumë e vështirë, por për ne e rëndësishme është të fitojë përvojë në një kampionat të vështirë si ai italian. Shpresoj që Gjimshiti të ketë mundësinë të luajë me një lloj vazhdimësie te Atalanta dhe ta shfrytëzojë këtë rast, pasi është një eksperiencë e rëndësishme për një djalë të ri si ai”, ka shtuar ai.

De Biazi ndalet edhe te transferimi i Migjen Bashës te Como në Serinë B ku deklaron se e rëndësishme për mesfushorin është të ketë sa më shumë minuta në këmbë.

“Më mirë kështu, folëm bashkë dhe më kërkoi një këshillë. Është e qartë që më mirë se sa të rrijë te Lucerna ku nuk luan të aktivizohet në një skuadër të Serisë B, edhe pse e fundit në klasifikim, por nga të fundit vetëm mund të rritesh. Gjëja më e rëndësishme për të është të kërkojë të luajë dhe të gjejë minutat pasi ka luajtur pak në pjesën e parë të sezonit, ndaj në të dytën më mirë të më tregojë se luan”, tha ai.

Ish trajneri i Udineses dhe Torinos ka folur edhe për Ergys Kaçen, Etrit Berishën dhe Shkëlzen Gashin.

“Të gjithë kanë nevojë të luajnë, përfshi edhe Kacen që është nxjerrë disi mënjanë nga PAOK-u, por po ashtu dhe lojtarë të tjerë të skuadrës. Është e qartë se nëse Berisha vazhdon të luajë si ka bërë së fundmi me ndeshje të bukura, urojë që të zgjasë qëndrimin në skuadrën e parë të Lazios ndërsa dhe për pjesën tjertër e rëndësishme është që të luajnë dhe mbi të gjitha në arrijnë në një kondicion fizik të mirë në Europian”, deklaroi De Biasi.

“Çështja e Gashit është një situatë e hapur. Mund të shkojë në një vend apo në një tjetër, por të ndalemi një moment dhe të shohim se çfarë do të ndodhë sot nesër apo të hënën që janë dhe afatet e fundit të merkatos në Europë”, përfundoi strategu italian.