Debate në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, të djathtët protestojnë me pankarta në duar
January 25, 2016
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës është shoqëruar me debate të ashpra mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë.
Kanë qenë këshilltarët e Partisë Demokratike, të cilët shkuan në mbledhje me parrulla kundër taksave të larta dhe thanë se Bashkia nuk duhet të kthehet në pazar mes PS-së dhe LSI-së.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e majtë i kërkuan të djathtëve që të heqin parrullat, pasi sjellja e tyre ishte e papërgjegjshme.
Sipas këshilltarëve të majtë, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës nuk duhet të shpërdorohet duke bërë sjellje të tilla.