Debatet në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Bashkim Tolës (VIDEO)
Socialistët kërkojnë shkarkimin e administratorit të Ujësjellësit, njëkohësisht këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin bashkiak të Gjirokastrës.
Mbledhja jashtë radhe, e thirrur nga kryetari i grupit te Partisë Socialiste Petrit Brahimi është shoqëruar me debate dhe deklarata të ndërsjellta dhe synonte heqjen e mandatit te këshilltarit socialist Bashkim Tola, me arsyetimin e papërputhshmërisë midis kësaj detyre dhe asaj të adminitsratorit të ujësjellësit.
Për Roland Bejkon, kryetarin e grupit të djathtë të këshillit bashkiak ky veprim ka prapavijë politike.
Roland Bejko: “Sot ka rene morali i Keshillit bashkiak, i koalicionit te tyre. Kjo do të thotë se koalicioni nuk ka funksionuar në baza ligjore, por për pushtet”
Kërkesa e grupit te PS është kundërshtuar nga LSI, këshilltarët e së cilës braktisën mbledhjen. Kreu i këshilltarëve të LSI-së, Thoma Ndreu shpjegon arsyet.
Roland Bejko:“Ky nxitim për mbledhjen e këshillit ka tjetër prapavijë, është politike. Tribuna e këshillit po tentohet të përdoret për fushatë elektorale”
Protagonisti i përplasjes mes palëve, Bashkim Tola sqaron situatën.
Bashkim Tola: Qënia ime si këshilltar nuk ka nisur sot. Unë jam prej vitit 2003. Eshte hera e katert qe jan zgjedhur, jo nga PS por komuniteti
Pas largimit të LSI , kryekëshilltari socialist Petrit Brahimi e ka perjashtuar Bashkim Tolën nga grupi i PS ndërsa kërkesa nuk është votuar në Këshillin bashkiak.
Gjithsesi, komisioni i mandateve i perbërë nga tre anëtarë, me dy vota pro ka hequr mandatin e këshilltarit për drejtorin e Ujësjellësit, Bashkim Tola.