Debati për stadiumin/ Kryebashkiaku tallet me deputetin e PD-së: Shoku Tritan, hapi sytë o i uruar. Tepelenën do ta bëjmë publiçitare

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Gjirokastrës, Tritan Shehu lidhur me projektin e një stadiumi të ri në Tepelenë. Shehu iu kundërshtoi projektin, duke thënë se prioritet është lufta kundër varfërisë dhe jo stadiumi.

Ndërkohë sot Tërmet Peçi i është përgjigjur plot ironi deputetit të PD-së. Në deklaratën e publikuar në faqen e Bashkisë Tepelenë, Peçi i referohet deputetit të PD-së si ‘shoku Tritan’, ndërsa i kujton me ironi ngjarjen në Lushnjë, ku Shehu u përzu me presh, si dhe i prezanton shumë projekte të tjera që po ndryshojnë Tepelenën.

Peçi thotë gjithashtu se ai dhe qeveria ‘Rama’ do ta bëjnë Tepelenën publiçitare.

“Këto dhe shumë të tjera që s’po i përmend janë punë dhe fakte konkrete ejani dhe shihni, jo si investimet tuaja që i dinë vetëm faturat e bankave se ku kanë shkuar. Po ti s’ke faj se këto janë rregullat që ka vendosur ish- kryetari yt se ndryshe se merr rrogën, se ky që kini tani vështirë se ka ndonjë shpresë i shkreti. Këto janë ato që bën bashkia e Tepelenës, stafi i saj dhe qeveria Rama i nderuar, do ta bëj Tepelenën tamam ashtu publicitare se fjalët e mëdha jua kam lën ju “gjuhëtarëve” , unë merrem me punën”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë Tepelenë.

Më poshtë reagimi i plotë.