Defekti në motor, merr flakë një makinë në Gjirokastër
September 28, 2017
Një makinë është djegur pranë Kalasë së Gjirokastrës një ditë më parë.
Sic njoftoi policia, makina ka marrë flakë teksa po lëvizte në rrugën Qafa e Pazarit-Manalat.
Shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motor.
“Në datë 27.09.2017, mjeti tip “Benz”, me targa GJ0246B, në pronësi të shtetasit I.K, 33 vjeç, banues në Gjirokaster, i cili duke lëvizur në aksin rrugor Qafa e Pazarit – Manalat, në afërsi të Kalasë, ka marrë flakë dhe si pasojë është djegur pjesërisht. Nga veprimet hetimore të kryera zjarri ka qënë aksidental nga një defekt në motorr. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.