Dekonspironte aksionet kundër kanabisit, arrestohet një shef policie në Tepelenë

Një tjetër shef policie është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda, për bashkëpunim me kultivuesit e drogës. Bëhet fjalë për Gani Abazin, shef i specialistëve të zonave në komisariatin e policisë së Tepelenës. Gani Abazi arrestohet për të njëjtin operacion, ku u prangos Shefi i Rendit në Vlorë, Haki Hasanbegaj. Dyshohet se shefat e policisë dekonspiruan aksionet për kapjen e kanabisit dhe bashkëpunuan me trafikantët.