Dekori për festat, 37 milionë lekë të vjetra shpenzoi Bashkia Gjirokastër

Bashkia GjirokasterBashkia Gjirokastër ka shpenzuar për muajin dhjetor 2015 plot 412 milionë lekë të vjetra.

Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit gjatë këtij muaji janë kryer 108 transaksione të ndryshme.

Transaksioni me vlerën më të lartë është pikërisht ai për dekorin e qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Bëhet fjalë për 37 milionë e 395 mijë lekë të vjetra që i janë paguar një subjekti privat.

Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here në Gjirokastër ishte vendosur një pemë Krishtlindjesh e madhe në sheshin përballë bustit të Çerçiz Topullit.

dekori bashkia gjirokastertran ok