Denoncimi i qytetarit, Gjykata e Apelit në Gjirokastër bën gjyq ndaj tij pa e njoftuar asnjëherë

203017
Mitat Cani

Sistemi i drejtësisë në vend vijon që të kritikohet jo vetëm nga politika, por edhe qytetarët. Një rast i tillë vjen nga Tepelena, sipas të cilit, Gjykata e Apelit ne Gjirokaster atje punon në mungesë transparence, duke zhvilluar seancë gjyqësore në mungesë, pa dijeninë e palëve.

Mitat Cani, është një banor i fshatit Mezhgoran në rrethin e Tepelenës dhe ai pretendon se ndaj tij është zhvilluar një proces gjyqësor në mungesë prej Gjykatës së Apelit në Gjirokastër për të cilin nuk ka pasur dijeni.

“Problemi im ka qenë për një pronë tokësore e shtrirë në pllajën që ndan Mezhgoranin, me pjesën lindore të tij” thotë ai.

Prona ka qenë pjesë e proceseve gjyqësore të diskutuara në Shkallën e Parë të gjyqësorit por që vendimi nuk është kundërshtuar nga Mitat Cani, i cili në Shkallën e Parë kisht fituar gjyqin. Por pala kundërshtare e ka çuar çështjen në Apel, dhe këtu Cani akuzon për mungesën e transparencës nga ana e Gjykatës së Apelit e cila në të gjitha seancat e zhvilluara, nuk e ka njoftuar si palë paditëse që ka qenë.

Mitat Cani ka kërkuar edhe ndihmën e kreut të qeverisë, ministrit të Drejtësisë dhe organeve të tjera të shtetit, për rikthimin e çështjes për gjykim.

Shpeshherë gjykatat në Gjirokastër kanë marrë vendime apo zhvilluar procese gjyqësore pa praninë e palëve të akuzuar pikërisht për mungesë njoftimi.

Nga ana e tyre, ato kanë bërë fajtor për këtë çështje Postën Shqiptare e cila nuk ka gjetur personat pjesëmarrës në gjykim. /shqiptarja.com

203014
Vendimi i Gjykates se Apelit