Denoncimi i studentit në Gjirokastër: Përgjegjësi i konviktit vjedh dyshekët

Kushtet ne konvikte në Shqipëri lënë shumë për të dëshiruar, pavarësisht pagesës që bëjnë studentët. Mirëpo duket se për shkatërrimin e këtyre konvikteve kujdesen edhe vetë përgjegjësit e tyre.

Një student në konviktin e Gjirokastrës ka kapur në flagrancë përgjegjësit e këtij konvikti, të cilët dyshekët e rinj që vijnë në konvikt i marrin dhe i shesin, ndërsa studentëve u sjellin dyshekë të vjetër e të grisur.

“Përshëndetje JOQ, shikojeni vetë se çfarë bëjnë në konvikt në Gjirokastër. Dyshekët e mirë i marrin dhe i shesin dhe neve konviktorëve na lënë me dyshekë të grisur. Si nuk u vjen turp, poshtë banditat.”

/jetaoshqef.al