Denoncimi te Berisha/ Drejtori i Policisë së Gjirokastrës mbron parcelat me kanabis (FOTO)

policia-gjirokaster_dielli.al_Ish-kryeministri Berisha akuzon drejtorin e policisë në Gjirokastër si të përfshirë në trafikun e drogës. Ai bën publike një letër që kryeplaku i fshatit Tolar në Këlcyrë i ka dërguar më parë drejtorit të policisë, të cilin e njoftonte për parcelat me kanabis, por policia nuk ka reaguar. Sipas kësaj letre, kultivuesit e drogës marrin tokat e fshatarëve për t’i mbjellë me kanabis. Më poshtë postimi i plotë i Berishës:

Qytetari dixhital denoncon:

Mbrojtjen e arave te kanabisit nga drejtori i policise se Gjirokastres edhe pasi kryplaku i fshatit Tolar, Kelcyre e njofton me shkrim, si dhe shitjen nga ana e tij te Kryeplakut tek trafikantet.

Me poshte keni mesazhin dhe shkresen perkatese! Duke denuar me ashpersine me te madhe drejtorin trafikant, pergezoj kryeplakun e fshatit Tolar per zbatimin me trimeri te ligjit! sb

“Doktor,mirdita.Jam H.M.Para dy ditesh,shkova ne Kelcyre ne fshatin e lindjes Tolar,mbasi vellain tim atje e kane kercenuaj me jete dhe nga familja se nuk lejon drogmenet te mbjellin lende narkotike ne teritorin e fshatit mbasi vellai eshte dhe kryeplak.Drogaxhinjte u kane mare toka me marveshje osè dhe me zor fshatareve dhe i kane mbjelle droge. Vellai e ka bere detyren ndaj ligjit,duke vene ne dijeni drejtorin e policise gjirokaster me shkrim.po drogaxhinjte u premtojne fshatareve se mis kini frike se ne jemi shteti dhe u nxjerrim ne nga burgu.Nuk ka ndodhur kurre ndonjehere me pare keshtu.fshataret jane te terrorizuar.atje gjendja do keqsohet.une nuk do te lejoj qe te neperkembin pjesraret e familjes time atje.Duke ju falenderuar per mirkuptimin.”