Deputeti i Gjirokastrës braktis PS-në, i bashkohet LSI-së
June 10, 2017
Një tjetër ish-deputet i zhgënjyer nga Edi Rama ka braktisur Partinë Socialiste duke “emigruar” drejt LSI-së në kulmin e përplasjeve mes tyre.
Pas Armando Prengës në Lezhë edhe Vladimir Kosta është i zhgënjyer nga Rama, pasi nuk u përfshi në lista për zgjedhjet e 25 qershorit.
Kosta ka kaluar në mbështetje të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kjo foto është shkëputur nga takimi i dy ditëve më parë në qytetin e Beratit kur Ilir Meta dhe Vasili prezantuan kandidatët për deputetë në këtë qark.
Prej vitit 2013, Vladimir Kosta ishte deputet i qarkut Gjirokastër.