Deputeti i Gjirokastrës e ka të mbushur ‘top’ mendjen: Marrëveshja e detit me Greqinë ishte e rregullt
Mbledhja e Komisionit të Jashtëm në Kuvend është shoqëruar me debate mes palëve. Deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu, është përplasur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Debati ka nisur me regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe ka vijuar me marrëveshjen e detit, duke përfunduar me largimin e Shehun nga mbledhja.
Deputeti i PD ka akuzuar Bushatin se po shkatërrojnë marrëdhëniet me vendet fqinje, duke shtuar se marrëveshja e detit ishte brenda standardeve ndërkombëtare.
“Marrëveshja e detit ishte brenda standardeve nderkombetare. Duhet te beni nje marrëveshje te re. Ju per shkak te aventurizmit tuaj shkaterroni marredheniet me vendet fqinje”, tha Shehu.
Pak ditë më parë, deputeti i Gjirokastrës ka mbajtur po të njëjtin qëndrim, duke theksuar se marrëveshja e detit ishte e rregullt, ndonëse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me unanimitet të votave.
Shitja e detit te Greqia u bë në vitin 2009 nga kryeministri Berisha dhe Lulzim Basha, asokohe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
©ArgjiroLajm.net