Deputeti i Gjirokastrës e merr seriozisht protestën: Do t’i japim goditje të madhe Ramës
January 15, 2018
Protesta e 27 janarit do të jetë e një shkalle masive dhe do të godasë fort qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Është ky besimi i deputetit demokrat Tritan Shehu, i cili i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ka paralajmëruar se protesta e opozitës do të kthejë situatën aktuale në skakierën politike të vendit.
“Varfëria, papunësia, arroganca dhe sistemi që është ngritur është arsyeja e protestës së opozitës në 27 janar në Tiranë përballë Kryeministrisë. Qytetarët janë në terror. Baza e protestës është varfëria. Protesta do të jetë me një masivitet të jashtëzakonshëm dhe do i japë një goditje të madhe këtij sistemi” deklaroi ai.