Deputeti i Gjirokastrës e pranon: Kultivimi i kanabisit është ulur

Deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se sasia e kanabisit te kultivuar është më e vogël nga ajo e dy viteve te fundit, por kjo sipas tij kjo nuk ka ulur kriminalitetin, trafiqet dhe larjen e parave.
Shehu thotë se ulja e sipërfaqes me kanabis këtë vit, nuk i shton vlerat qeverisë, përkundrazi konfirmon, sipas tij përfshirjen e strukturave shtetërore në këtë aktivitet të paligjshëm.
“Të shpresojmë se kjo tragjedi e “orkestruar” të mos përsëritet-sidoqoftë për këtë garanci mund të jenë vetë njerëzit e jo strukturat shtetërore” – deklaron ai.
Rama tha dje se pas zhdukjes së kanabisit, tani fillon faza e dytë e sekuestrimit të pasurisë së vendosur me drogë nga kriminelët, e cila sipas Ministrisë së Brendshme arrin në 50 milionë euro.

STATUSI I TRITAN SHEHUT:
IRONIA E FUNDIT E QEVERISE:
KRYEMINISTRI DEKLARON SE KA BLLOKUAR KANABIZIMIN E VENDIT!!
Eshte e vertete se kete vit sasia e kanabisit te kultivuar eshte me e vogel nga ajo e dy viteve te fundit.
Por kjo nuk ka ulur kriminalitetin, trafiqet dhe larjen e parave.

Sic konfirmon edhe CIA, grupet kriminale te konsoliduara nga Kanabisi se fundmi po perhapen e cvendosen ne objektiva drejt trafikut te drogave te forta, te armeve etj.. PSE JO EDHE DREJT LIDHJEVE ME TERRORIZMIN!

ULJA E SIPERFAQES ME KANABIS KETE VIT, NUK I SHTON VLERAT QEVERISE, PERKUNDRAZI KONFIRMON PERFSHIRJEN E STRUKTURAVE SHTETERORE NE ATE AKTIVITET TE PALIGJSHEM.
Mbushja e vendit me Kanabis nuk mund te behej pa rolin “lider” e “perfitues” te atyre qe duhej ta luftonin, ne bashkepunim me krimin?!

Kjo qe nga hyrja ne vend e sasive masive te farerave, kultivimit te platacioneve te tera, punimeve teknologjike, magazinimit, qarkullimit te vlerave kolosale monetare, nje pjese e madhe e te cilave u perdoren per fitoren e Rilindjes etj. Kur mund te “luftohet” kaq lehte sot pse u la te rritej deri ne kete derrexhe!?

TE HUMBURIT DHE SHPRESA JANE FSHATARET E THJESHTE:
Ata tashme mbasi shkaterruan dhe prodhimin bujqesor, moren fajde a kredi, paguan protektoret, jane futur ne “gropa” financiare me stokun e kanabist te fshehur diku, qe vazhdon te perdoret si mjet presioni mbi ta.
KETA JANE NJE GARANCI PER TE MOS RENE PERSERI NE KETE “PIRAMIDE”, KU I FUTI PUSHTETI ME KRIMIN!
Te shpresojme se kjo tragjedi e “orkestruar” te mos perseritet-sidoqofte per kete garanci mund te jene vete njerrezit e jo strukturat shteterore.