Deputeti i Gjirokastrës flet për një koalicionin PD-PS dhe ‘ngrirjen’ e Bashës

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, ka folur për humbjen e PD-së dhe zgjedhjet për kryetar në këtë parti. Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i PD-së shprhet se ishte e drejta e Bashës të zgjidhje ngrirjen e funksioneve të tij në parti me të drejtë rikandidimi, duke qenë se për të do të votojë gjithë anëtarësia.

Është e drejta e z.Basha të vendosë se si ai do të veprojë, do të japë dorëheqjen e plotë pa rikandiduar, do të rikandidojë, duke bllokuar funksionet kryesore për të mos pasur influenca në procesin e votimit etj. Ai ka zgjedhur këtë të fundit, që është një formë dorëheqjeje me të drejtë rikandidimi. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Mos harrojmë se për kryetarin e ri do të votojë e gjithë anëtarësia e jo delegatët e një kongresi. Unë nuk besoj se një anëtarësi e tërë do të manipulohet a impresionohet nga të tilla detaje.” – u shpreh Shehu.

Po ashtu, Shehu ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me PS, gjë të cilën ai e ka mohuar kategorikisht. Ai tha se PD duhet të përgatitet për një opozitë të fortë.

Absolutisht jo! PS i ka numrat e saj e duhet të qeverisë vetë. Ne nuk mund të bëhemi shtojca e kurrkujt. Ne duhet të përgatitemi për një opozitë të fortë, programore, të qartë, të shumëllojshme e demokratike. Dhe të shikoni se gjërat mund të ndryshojnë shumë më shpejt sesa mendohet. Mos të harrojmë se pushteti i tepërt bëhet edhe “varri” i atij që e rrëmben, veçanërisht kur e merr me rrugë jodemokratike, siç ndodhi në këto zgjedhje.” – tha Sheh