Deputeti i Gjirokastrës i ‘përvishet’ Ramës: Mos e hidh arrogancën tënde si rrufe mbi ambasadorët
Gjatë një takimi të mbajtur sot me ambasadorët shqiptarë nëpër botë, kryeministri Edi Rama u ka bërë një “dush” me ujë të ftohtë duke i akuzuar në lidhje me mangësitë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Rama i quajti ata delenxhinj e parazitë.
Në një reagim të tij ish- ministri i Jashtëm Tritan Shehu shkruan se Rama hodhi gjithë arrogancën e tij ndaj shtresës më të lartë intelektuale të Shqipërisë.
Më poshtë postimi i plotë i Shehut.
ARROGANCA E PUSHTETIT SOT SI RRUFE MBI AMBASADORET.
Kryeministri sulmon me nje fjalor e gjuhe shume larg asaj diplomatike diplomatet tane me te mire.
Kur perdoret ai fjalor ndaj ambasodoreve te nje vendi, qe supozohet se jane ne elitat intelektuale, imagjinoni se cfare sjellje aplikohet ndaj administrates apo punonjesve te tjere.
KJO NUK NDODH AS NE RREGJIMET DIKATORIALE, KU EDHE MUND TE TE VRASIN, POR JO TE POSHTEROHEN KESHTU AMBASADORET.
Me tej flitet per rritje rrogash, tipike kjo per Sulltanatet, qe mbasi te denigrojne te hedhin nje qese me flori!
Dhe te gjithe qendrojne te “gjunjezuar”!!
U FOL PER ROLIN E DIPLOMACISE NE BASHKEPUNIMIT EKONOMIK ME JASHTE SI NJE “NOVITET”.
E drejte si ide e praktike, por kjo nuk eshte risi.
Qe me 1996-te, kur une isha Minister i Jashtem, u krijua Sektori i Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, brenda Ministrise se Jashteme, i drejtuar atehere nga Z.Selim Belortaja si Sekretar Shteti.
DIPLOMACIA JONE NUK MUND TE KUPTOHET PA DY FUNKSIONET THELBESORE TE SAJ: INTEGRIMIN E VENDIT DHE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK.