Deputeti i Gjirokastrës nuk zhgënjen as kësaj here: Marrëveshja e detit me Greqinë ishte e rregullt
Sot Kuvendi u përfshi nga debatet edhe për çështjen e Himarës, ku kryeministri Rama i kërkoi Bashës që të përgjigjet se përse PD ishte në këtë zonë kur po shembeshin objektet. Nga ana tjetër u përmend edhe cështja e marrëveshjes së detit me Greqinë, marrëveshje e bërë nga qeveria ‘Berisha’, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu, tha në Report Tv se marrëveshja e detit me Greqinë është e rregullt dhe se do të qëndrojë. “Marrëveshja ka qenë e rregullt, edhe sot i qëndroj. Brenda të gjitha standardeve dhe të drejtave ndërkombëtare, normale. Vendimi i gjykatës ishte për procedurën se mungonte dekreti a nisma e Presidentit. Të jeni i bindur se kjo marrëveshje do të rrijë, mund të lëvizë 2 cm këtu apo aty, por do të rrijë, ishte lojë e Ramës” deklaroi ai.
Duke u ndalur të marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, Shehu u shpreh se ato janë në pikën më të keqe të mundshme. Ai theksoi se qeveria ka mungesë vizioni në politikën e jashtme. “Marrëdhëniet me Greqinë janë në pikën më të keqe të mundshme për faj të Ramës, të aventurizmit politik” deklaroi ai.