Deputeti i Gjirokastrës ‘sherr’ me ish-ministrin e PD: Sa i ke blerë syzet? Po ti orën?
Ish-ministri, Bledi Çuçi dhe deputetit demokrat Eduart Halimi kanë shkëmbyer replika të forta ndërsa kanë qenë duke debatuar për ngjarjet e aktualitetit. Çuçi dhe Halimi kaluan në akuza personale gjatë debatit në “Top Story”, ndërsa diskutonin për lidhje e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me trafikun e drogës.
Përplasja ka përfunduar në sulme personale, kur Çuçi e pyeti Halimin se sa i kushtonte ora e tij e dorës, sepse i dukej e shtrenjtë.
“As 200-250 euro, është markë Tissot… Ja, ta heq nga dora. Shihe markën! Është Tissot, 200 euro. Po syzet e tua sa kushtojnë?” – iu përgjigj Halimi që nuk mori përgjigje nga Çuçi.
Kujtojmë se pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit në media dhe portale u shfaq çmimi i syzeve Maybach të Saimir Tahirit që sipas referencave në internet i kalonte 10 mijë eurot.