Deshifrohet një prej mbishkrimeve në varret mesjetare të Libohovës

Në Shqipëri ka shumë vendvarrime mesjetare që i përkasin periudhës Osmane.

Ishte një shkrim i studiuesit Auron Tare, që para ca ditësh u bë objekt diskutimi, të paktën në rrjetet sociale, për vlerësimin apo jo të varreve mesjetare në fushën e studimit historik të tyre.

Në Shqipëri ka shumë vendvarrime mesjetare që i përkasin periudhës Osmane.

Në to janë varrosur njerëz të thjeshtë, ushtarë, komandantë ushtarakë, pronarë tokash, sundues sanxhaqesh, krahinash e gjithfarë pushtetarësh që drejtonin një cep të perandorisë së kohës.

Në shkrimet e tyre arabe nuk gjendet thjeshtë një epitaf, përkushtim apo filozofi e jetës së atij që prehet nën këto pllaka të gurta, por në to, në shumë raste është shkruar dhe historia e vet të varrosurit.
Shembullin e një dëshmie të tillë historike, na e jep përsëri Tare me një zbulim që bënë në Libohovë, ku në pllakën e një varri mesjetarë përshkruhet një histori.

Ja deshifrimi i saj në shqip:

“Nga Familja e Vezirit dhe Martirit Asllan Pasha i Janinës dhe Gjeneral i ushtrive të Ali Pashës së Tepelenës dhe i biri i hazinedarit, mbajtës i guri1rankut të Bejlerbeut të Rumelisë Malik Pasha. Lutu për një Fatiha për shpirtin e tij”.

Viti 1309-1893 Malik Pasha (Arsllanpashali) një personazh i rëndësishëm i Jugut shqiptar në shek. e 19, Bejlebej i Rumelisë, mik i Ismail Kemalit por totalisht i pa njohur nga historiografia moderne shqiptare.

Nip i Shanishasë së tmerrshme motrës së Aliut, djali i një prej gjeneraleve të Aliut dhe njerëzve të besuar të tij.
Pinjoll i familjes së famshme feudale të Arsllan Pashalijve të Janinës.

“Pronar i madh tokash në Janinë dhe me gjerë, sot dergjet i harruar përveç këtij guri varri që mrekullisht ka mbetur pa u zhdukur në një cep të mbushur me shkurre pranë rrapit shekullor të Libohovës, thotë Auron Tare.
Por a ka dëshmi të tjera të pa njohura që mund të zbulohen nga deshifrimi i epitafeve të këtyre gurëve të harruar Historik./KultPlus