Dështon sërish Luftëtari, mundet në Gjirokastër nga Skënderbeu

Skënderbeu nuk heq dorë në garën për titullin kampion. Korçarët u përgjigjen sukseseve të Partizanit dhe Kukësit duke marrë një fitore të çmuar 1-0 ndaj Luftëtarit në transfertë.

Në Gjirokastër luhet një pjesë e parë me miqtë më kërkues, por pa mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës.

Momenti që vendosi fatin e ndeshjes ishte katër minuta pas pushimit, kur Xhejms Adenij befasoi Festim Mirakën me një të djathtë të bukur nga jashtë zone.

Fitorja e tretë radhazi e ngjit ekipin e Ilir Dajës në kuotën 62, tri më pak se dyshja e kreut, kur mbeten edhe pesë javë deri në fund të kampionatit. Kurse Luftëtari, përkundër disfatës, e ruan vendin e katërt me një pikë avantazh ndaj Vllaznisë.