Detaje nga grabitja e dy dyqaneve në Gjirokastër, e dyta brenda 10 ditëve

 Detaje nga grabitja e dy dyqaneve në Gjirokastër, e dyta brenda 10 ditëve

gjirokasterDy dyqane janë bërë pre e grabitjes në lagjen muzeale të qytetit të Gjirokastrës, në zonën e pazarit karakteristik të këtij qyteti. Autorët e ngarjes që ka ndodhur orët e para duke u gdhirë e enjtja e 28 prillit kanë grabitur me thyerje një minimarket dhe një dyqan cigaresh. Edhe pse ende nuk kanë bërë një përllogaritje të dëmeve, pronarët e këtyre dyqaneve pohojnë se humbja për ta është e madhe, duke patur parasysh xhiron ditore.

Ata theksojnë faktin se kjo është grabitja e dytë brenda 10 ditëve cka e përkeqëson edhe më tej situatën. Pronarët e dëmtuar kërkojnë më shumë siguri, vendosjen e një rojeje në zonën e pazarit aq më tepër në kohën kur bashkia e qytetit nuk u lejon vendosjen e qepenave. Në të kundërt pohojnë ata, do të sabotojmë të gjitha pagesat e taksave.

Edhe pse rastet e vjedhjeve janë një fenomen I përsëritur në këtë zonë që është edhe me e vizituara nga tuiristët vendas e të huaj dhe së fundmi me një imazh të cënuar nga këto raste vjedhjesh, lajmi është bërë publik nga vetë banorët, ndërsa policia e Gjirokastrës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Libohova Online