Detaje nga vrasja në Gjirokastër, del emri i autorit, viktimës dhe të plagosurit

Lazarat policiaZbadhen detaje nga vrasja e ndodhur sot në Gjirokastër. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtëpëz, në vendin e quajtur kthesa e “Andon Poçit”.

Viktima është Dorian Çelo Lluka, 29 vjeç, banues në Gjirokastër dhe eshte plagosur  Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky i fundit është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Policia ka gjetur të braktisur automjetin tip “Benz”, me targa AA 006 IY.

Dyshohet se autori i krimit është shtetasi Enerik Bexhet Lluka, 28 vjeç. Po punohet për kapjen e tj.

Sapo ka marrë njoftimin policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ku ka bërë sigurimin e banesës së autorit të dyshuar, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes, si dhe ka bërë shoqërimin e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.