Detajet/ Ksera u arrestua Dervician. Sonte transferohet në Tiranë

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera është ndaluar mbrëmjen e sotme nga policia.

Burime policore bëjnë me dije se ndalimi i tij është bërë në fshatin e tij në Dervician. Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Përgjithshme kishte marrë një urdhër-ndalimi.

Ndërkaq, mendohet se gjatë natës ish-ministri do të transferohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se Ksera akuzohet për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.  

Kallëzimi penal ndaj tij ishte bërë nga Erion Veliaj, i cili në vitin 2013 mori drejtimin e ministrisë që drejtoi për 4 vite Spiro Ksera.