Dhimitër Toli kreu i ri i PS Dropull, fitoi garën… me veten e tij
May 28, 2016
Dhimitër Toli është kryetari i ri i Partisë Socialiste në Dropull. Zgjedhjet për kreun e ri të socialistëve në minoritet janë zhvilluar sot, ndonëse më shumë ngjanin si referendum pasi Toli nuk kishte kandidat tjetër përballë.
Drejtuesit e organizatave socialiste, anëtarët e këshillit bashkiak dhe delegatët e kongresit janë pyetur thjesht nëse ishin apo jo dakord me emri e Dhimitër Tolit.
Por ka edhe dy detaje të tjera lidhur me emrin e Dhimitër Tolit. Më parë ai ka qenë kryetar i partisë MEGA në Dropull, ndërsa i ati i tij ishte kryetar komune në Dropull për dy mandate.
Më pas Pandeli Toli ka mbajtur edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Prefekturën Gjirokastër gjatë kohës kur prefekt ishte Spiro Ksera.
|Libohova Online|