Dhoma e Tregtisë feston 30 vjetorin, ministret Qato e Kumbaro vlerësojnë biznesin në Gjirokastër

Dhoma e Tregtisë në Gjirokastër festoi sot 30 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë east u zhvillua një ceremoni, ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit në jug të vendit, ministret Mirela Kumbaro e Sonila Qato, deputetët Golemi e Cuçi, kryebashkiakja Rami etj. Qato e Kumbaro kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të klimës së biznesit në vend dhe mbështetjes për sipërmarrjen.

“Biznesi gjirokastrit reflekton atë lloj kulture që është puna sidomos bizneset në Dropull por edhe zona të tjera të qarkut, janë të gjitha biznese që e kanë nisur punën në fillim jo veç me forcat e tyre por dhe në mënyrën e duhur. Biznesi sot nuk  është më aktivitet vetëm i një tregtari apo i një biznesmeni, është një aktivitetet që bëhet në rrjet dhe është një aktivitet të cilin qeveria me politikat e saj në këtë mandat të dytë e ka prioritet”, tha Kumbaro.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe çmime vlerësuese për disa sipërmarrës të njohur në qarkun Gjirokastër.