Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari nga Gjirokastra
January 30, 2017
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”.
Nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Vladimir Ziaj, 60 vjeç , banues në Gjirokastër, pasi:
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.Z.
Shtetasia M.Z. në datën 07.01.2017 ka marrë me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, lëshim urdhëri të menjëhershm të mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.