Digjen edhe mbi 20 mijë rrënjë kanabis, të arrestuar nuk ka
August 27, 2016
Policia e Gjirokastrës ka vijuar edhe sot aksionet anitkanabis në fshatra të Memaliajt dhe Tepelenës.
Gjatë ditës së sotme në fshatin Zhapokikë janë asgjësuar 20 parcela me rreth 16 mijë rrënjë.
Ndërsa në Luftinjë u asgjësuan 5300 rrënjë, si dhe 1200 rrënjë në Rrapaj.
Në total bëhet fjalë për 22 mijë e 500 rrënjë kanabis.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa bimët u asgjësuan me anë të djegies.