Digjet makina e pronarit të furrës së bukës

Një atomjet është djekur sot në lagjen nr.4 të Memaliajt. Sic njofton policia e Gjirokastrës, makina tip “Benz”, me targa  GJ 4113 A, në përdorim të shetasit Xh.B, ishte përfshirë nga flakët dhe për pasojë ishte djegur pothuaj plotësisht.

Mjeti ishte i parkuar pranë furrës së bukës, dhe kjo në pronësi të shtetasit Xh.B.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, si dhe nga deklarimet e dhëna nga vetë shtetasi Xh.B, dyshohet se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.