Dikur vraponte të bënte foto me Ronaldon, sot luan në United (Foto)
February 23, 2016
Joe Riley ka bërë debutimin e tij me fanellën e Manchester United kundër Shrewsbury të hënën.
Lojtari tregon rrugën e vështirë për të arritur tek ky moment nga fotografia me Cristiano Ronaldo e deri të fusha e vlertë.
19 vjeçari u fut në pjesën e dytë duke ndërruar të tjetrin tinejxher, Cameron Borthwick-Jackson në fitoren 3-0.
“Një ëndërr më është bërë realitet. Jam pjesë e klubit që në moshën gjashtë vjeçare. Është një moment krenarie”.
Muaj më parë djaloshi futi në Instagram një foto kur ishte i vogël dhe ishte së bashku me Cristiano Ronaldon kur luante te Manchester United,
“Kthehemi në fëmijëri. Të mëshojmë nga më të mirët”, ka shkruar Riley. /Telegrafi/