Dimri tremb Amerikën/ Nju Jorku pret borën më të madhe në histori

nju jork boraNjë valë e të ftohtit raportohet se do ta përfshijë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, ky i ftohtë do të sjellë si pasojë të reshura të borës mbi një metër.
I ftohti do të përfshijë Nju Jorkun dhe Bostonin, por do të shoqërohet edhe me erëra shumë të forta. Bill de Blasio, ka thënë se ajo që po vjen është stuhia më e madhe e borës gjatë historisë së qytetit.