Dita e Ashures, Teqeja e Melanit mirëpret besimtarët të dielën ora 10:00

Besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Ashures të dielën më datë 8 tetor.

Me këtë rast edhe në Teqenë e Melanit do të organizohet një ceremoni festive në orën 10:00.

Babai i kësaj teqeje fton të gjithë besimtarët të marrin pjesë në këtë ditë të shënuar për kujtimin dhe nderimin e të rënëve të Qerbelasë.

Siç e do rituali i kësaj dite, për të gjithë besimtarët do të shërbehet ashure.

/Libohova Online/