Dita e Europës, shihni çfarë bëjnë të rinjtë në Kalanë e Gjirokastrës (FOTO)
May 6, 2017
Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Europës, të cilat kulmojnë sonte në mbrëmje, një ditë më parë u zhvillua edhe një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit. Folës ishin ministrja e Kulutës Mirela Kumbaro, Bledi Cuçi, Flamur Golemi etj. Ata bashkëbiseduan me të rinjtë rreth Bashkimit Europian dhe përpjekjeve të Shqipërisë për integrim. Dita e Europës është një ngjarje e përvitshme, por që këtë vit përkujtohet për herë të parë në Gjirokastër. Ky event shihet gjithashtu edhe si një mundësi e mirë për promovimin e qytetit.