Dita kombëtare e Greqisë, aktivitete festive në Dropull

Festa kombëtare e Greqisë është kujtuar sot edhe nga minoriteti grek në Dropull. Aktivitetet e organizuara me këtë rast u mbajtën në fshatin Dervician.

Flamujt grekë dhe simbolet helene shiheshin kudo nëpër fshat, ndërsa dy autobusë me emigrantë kishin ardhur nga Greqia.

Me rastin e kësaj dite në kishën e fshatit u mbajt edhe mesha e veçantë.

Fëmijët e veshur me kostume popullore të Dropullit mbanin një flamur të madh të Greqisë, ndërsa mes tyre ishin edhe disa flamuj kuq e zi.

Të pranishë në këtë aktivitet ishin deputeti Vangjel Tavo, ish-ministri Spiro Ksera dhe konsulli grek në Gjirokastër./ArgjiroLajm.net/