Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër, aktivitet sensibilizues në gjimnazin e Dervicianit
Në kuadër të 3 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër, në të gjitha AdZM-të e qarqeve të vendit,po zhvillohen aktivitete sensibilizuese në ruajtje të faunës së egër.
Edhe AdZM e Gjirokastrës në bashkëpunim me AKZM, Projektin NatyrAL dhe DAR Gjirokastër, organizuan në shkollën e mesme Derviçian një orë të edukimit mjedisor me teme “Vizito Zonat e Mbrojtura – Streha e Jetës së Egër”, me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve rreth vlerave të Jetës së Egër në Shqipëri dhe rolin e Zonave të Mbrojtura si strukturë e duhur për mbrojtjen e kafshëve dhe habitateve të tyre.
Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër festohet me temën “Degjoni Zërat e të Rinjve” duke inkurajuar te rinjtë si liderët e vendimmarrjes të së ardhmes, për të vepruar në mbrojtje të jetës së egër të rrezikuar.
Në vazhdim të veprimtarisë “Vizito një Zonë të Mbrojtur” në datën 4 Mars, grupi i te rinjve të kësaj shkolle bashkë me stafin e AdZM-së Gjirokastër, do të organizojnë një ekskursion në Parkun Kombëtar ” Bredhi i Hotovës – Dangelli”, ku do të shohin gjurmët e aktivitetit të Jetës së Egër si dhe peisazhet natyrore të këtij Parku.