Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, aktivitete edhe nё Gjirokastёr: “Mbro Trashëgiminë, mbro të ardhmen”
18 prilli, ёshtё shpallur Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982. Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnё vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave.
Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me DRKK në të gjithë vendin organizon aktivitete sensibilizuese në Durrës, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, etj. Sa i përket Gjirokastrës sot është organizuar një mozaik kulturor i gdhendur ne leter. Si e shikoj unë Gjirokastrën e gurit nëpërmjet penës dhe ngjyrave .Te rinj te cilët mëshirojnë me punën e tyre atë qe është pak t’i thuash e bukur…Skicat dhe pikturat e tyre bëhen dhurate për shtëpitë dhe muzetë e qytetit. Ndërkohë nxënës të shkollës “Naim Frashëri” u ndalën te Shtëpia e Topullarajve, për t’u njohur me vlerat e kësaj shtëpie.