Donald Trump shet “Shtëpinë e Bardhë”
November 12, 2016
Shtëpia që dikur i përkiste gjyshit të Donald Trump në një fshat të Gjermanisë, ka dalë në shitje.
Por pronarët aktualë nuk po kërkojnë para për shkak të famës së presidentit të zgjedhur të Amerikës. Ata thjesht janë të lodhur nga vëmendja mediatike.
Friedrich Trump, gjyshi i presidentit të zgjedhur, la shtëpinë e tij në Kallstadt duke kërkuar një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1885.
“Ne po e japim këtë ndërtesë për interse historik bashkisë së Kallstadt, me një çmim të arsyeshëm. Kështu që ne mund të jetojmë në shtëpinë tonë pa praninë e medias”, thonë pronarët.
Sipas mediave lokale gjermane, gazetarët kanë hedhur edhe drone mbi pronë, e cila ndodhet në një zonë të qetë./tch