Donin të shkonin në Gjermani, ndalohen 22 klandestinë në fshatin Glinë

klandestinetNga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë gjatë patrullimit në kufirin jeshil janë evidentuar poshtë fshatit Glinë, 22 persona, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë në Shqipëri dhe po lëviznin në drejtimin të Gjirokastrës.

Menjëherë Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin dhe shoqërimin e tyre për në zyrat e Policisë Kufitare Kakavijë, ku më pas u intervistuan.

Nga intervistimi rezultoi se nga këta 22 persona, 11 persona ishin nga Kongo, 3 persona nga Siria, 3 persona nga Kameruni, 1 person nga Ruanda, 1 person nga Mali, 2 persona nga Maroku dhe 1 person nga Afrika Qëndrore.

Destinacioni i këtyre shtetasve ishte Gjermania.