Dorëheqja e drejtorëve të Hipotekave, Tritan Shehu mërzitet me Ramën dhe shkruan sërish me gabime

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtorët e hipotekave ka kërkuar që të gjithë drejtorët të dorëhiqen nga detyra.
Ndaj kësaj thirrje të kryeministrit ka reaguar edhe Partia Demokratike, përmes deputetit të Gjirokastrës, Tritan Shehu.
“Z.RAMA NE TAKIMIN ME DREJTORET E HIPOTEKAVE KERKON TE BEJE “OPOZITEN” E QEVERISJES SE TIJ!!!!
“Shfaqje” te tilla duket se tashme do te jene rutine.
Nje strategji e tille eshte vecse populiste, pikerisht per tu cfajesuar nga pergjegjesite e qeverisjes se tij si kryeminister, ose me mire nje “GJETHE FIKU” kjo per Qeverine e ate vete.
SIC PERHAPNIN DIKUR: “FAJET I KA MEHMETI SE ENVERI NUK DI GJE”!
Vecse ketu kerkohet te thuhet:”Nuk dinte gje”! “ – thuhet në reagimin e Shehut. Por si cdo herë tjetër, ai nuk i ka harruar gabimet drejtshkrimore as kësaj here.