Dorëhiqen tre drejtorë Hipotekash në qarkun Gjirokastër

Pa kaluar 24 orë nga kërkesa publike e Edi Ramës për dorëheqjen kolektive të të gjithë drejtorëve të Hipotekave, 3 prej tyre e kanë paraqitur kërkesën.

Janë dorëhequr deri tani, duke respektuar urdhërin e kryeministrit apo “shefit të madh” siç i referohen disa prej tyre, drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabina, drejtori i Hipotekës së Përmentit Gentian Kukureci dhe drejtori i Hipotekës së Tepelenës, Pëllumb Milori.

Janë të tre drejtorë që vijnë nga strukturat e PS. Kryeministri u tha dje kërcënueshëm para kamerave se nuk i interesonte nëse ishin të “partisë” apo “krushqisë”.