Dorëhiqet drejtori i Patentave në Gjirokastër

Dino Selimi ka dhënë dorëheqjen nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër apo e njohur rëndom si drejtoria e patentave. Selimi mbante këtë post që prej vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Dorëheqja e tij vjen pak ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër, ku pati gjithashtu një takim me drejtorët e institucioneve rajonale. Zyrtarisht motivet e dorëheqjes nuk bëhen me dije, por thuhet se ato lidhen me një qarkullim normal që ndodh mes drejtuesve të institucioneve, aq më tepër kur Dino kishte rreth 5 vjet në atë pozicion. Por ndërkohë aktualisht ai është emëruar brenda drejtorisë në një tjetër pozicion.