Dorëzimi i materialeve zgjedhore, reagon Policia e Gjirokastrës

Policia e Gjirokastrës ka reaguar përmes një njoftimi të shkurtër lidhur me dorëzimin e materialeve zgjedhore.

“Në qarkun Gjirokastër përfundoi dorëzimi i materiale zgjedhore në V.N.V, pa probleme”, thotë Policia e Gjirokastrës.

Ndërkohë numërimi nuk ka nisur ende as në Gjirokastër, Libohovë e Dropull. Mësohet se është kërkuar një pushim prej komisionerëve dhe numëruesve.