Dosja ‘Lazarati’, gjykata jep 52 vite burg për 5 persona

Gati gjysëm shekulli burg dha sot Gjykata e Krimeve të Rënda për një pjesë të të pandehurve të dosjes së Lazaratit. Mes te pandehurve spikat emri i Arbion Alikos, i cili u denua me 13 vite heqje lirie për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në fshatin që dikur ishte bastion kultivimi masiv kanabisi. Përvec Alikos, ndaj të cilit ka edhe një proces të dytë për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, sot gjykata dënoi me 11 vjet Gurgaz Skenderin, nderkohë që për Enrik Skenderin dhe Alfred Prokon u dhanë nga 10 vjet heqje lirie.

Më momentin kur gjyqtarja Flora Hajredini ka qenë duke artikuluar denimet për 5 të pandehurit, të cilën në shenjë proteste kanë thyer solemnitetin e sallës së gjyqit, duke u ulur ndërkohë që shpallej vendimi. Edhe më heret gjatë seancës së sotme, Arbion Aliko në fjalën e mbrojtjes së bërë prej tij lëshoi akuza të ashpra ndaj policisë. Sipas Alikos, uniformat blu I kanë shpallur luftë fisit të tij dhe se pas ndërhyrjes në fshat droga e sekuestruar ka dalë nga Lazarati me autoblinda për t’tju shitur narkotrafikantëve.

“Policia e shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati ne 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Kete e bene banditet e Saimir Tahirit. Ne na kane sulmuar dhe nxjerre ne kerkim si fis sa erdhi ne pushtet PS” është shprehur ai. Gjatë gjithë seancës gjyqësore Aliko ka akuzuar dhe fyer ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimet e sotme nuk kanë lidhje me vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha, pasi kjo është dosja e parë e Lazaratit. 52 vite burg në total ka dhënë Gjykata për Krimet e Rënda për të ashtuquajturin “Grupi i Lazaratit”. Dënimet/ Arbjon Aliko dënohet 13 vite, Gurgaz Skënderi 11 vite, Enrik Skënderi 10 vite, Alfred Proko 10 vite (në kërkim), Beqo Brahimi 8 burg (në kërkim)