Dosja ‘Lazarati’, kërkohet seancë me dyer të mbyllura për dëshminë e forcave RENEA

Seanca e sotme për çështjen e “Lazaratit” është shtyrë sërish pasi nuk janë paraqitur për të dëshmuar 7 efektivët e RENEA-s.

Ndërkohë, vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, nëpërmjet një letre i ka kërkuar trupit gjykues që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi kërkon të ruhen të dhënat e oficerëve që do të dëshmojnë.

“Të ruhet identiteti i efektivëve të RENEA-s në që morën pjesë në operacion”, thuhet në letrën e Çakos, në seancën ku 11 të rinj akuzohen për vrasjen e efektiviti Ibrahim Basha.

Ndërsa vetë RENEA kërkoi njoftimin në një kohë të arsyeshme për të planifikuar dëshminë e oficerëve në gjykatë, pasi janë të angazhuar në detyrë. Dhe vetë prokurori i çështjes Edvin Kondili  i tha gjykatës që gjyqi i radhës të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në seancën e 5 korrikut u tërhoqën dy bashkëpunëtorët e drejtësisë./tch