Dosja “Lazarati”, KLD delegon 10 gjyqtarë në Gjirokastër

lazarat1-1024x649Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka deleguar në Gjykatën e Gjirokastrës, 10 gjyqtarë nga rrethet. Këtë vendim KLD e ka marrë në mbledhjen e fundit më 19 qershor.
Burime për A1Report sqaruan se, shkak për këtë numër të madh delegimesh janë bërë proceset gjyqësore me mbi 100 të pandehur për kultivim kanabis në Lazarat dhe konflikti i interesit që kanë disa gjykatës.
Kryesisht, gjyqtarët e deleguar në Gjykatën e Gjirokastrës i përkasin Apelit të krimeve të rënda në kryeqytet dhe pritet që ata nga fillimi i javës tjetër të nisin punën në Gjirokastër me proceset, të cilat kanë kaluar në gjykim.