Dosja “Lazarati”, prokuroria kërkon 110 vite burg për të akuzuarit
Prokuroria e Krimeve të rënda kërkoi dënimin me 110 vite burg në total për të akuzuarit nga fshati Lazarat për kultivim të lëndëve narkotike dhe kundërshtim të forcave të policisë. Dënimi më i rëndë u dha për Gate Mahmutaj për të cilin prokuroria kërkoi 18 vjet heqje lirie dhe për të birin e tij Vandam Mahmutaj 8 vjet heqje lirie. Më poshtë shihni kërkesën e prokurorisë derjtuar gjykatës.
Gate Mahmutaj 18 vjet burg
Arjan Basha 17 vjet burg
Ramadan Basha 14 vjet burg
Altea Haska 13 vjet burg
Englend Aliko 12 vjet burg
Matjas Bocaj 11 vjet burg
Vandam Mahmutaj 8 vjet burg
Klajdi Karemani 7 vjet burg
Lorenc Bregu 7 vjet burg
Drini Aliko 3 vjet burg
Në seancën e rradhës do të dëgjohen pretendimet e palës mbrojtëse dhe në fund do të jepet vendimi i gjykatës.